Haradinaj porosi tjetër Kurtit: Mos e bëj dorëzimin përpara njohjes nga Serbia, do të mbetesh duarthatë

15:31 | 08 Shkurt 2020

Ish kryeministri, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka porositur edhe njëherë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për taksën.

Përmes një postimi na Facebook, Haradinaj ka porositur sërish Kurtin që të mos e heq taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, përcjell ORAinfo.

Haradinaj i ka thënë Kurtit të mos e bëjë dorëzimin përpara njohjes nga Serbia, sepse do të mbetet duarthatë.

“Presidenti Trump në letrat e tij dërguar Kosovës dhe Serbisë kërkoi shprehimisht njohjen e Kosovës nga Serbia. Edhe ne po kërkojmë të njëjtën. Taksa të hiqet me njohje, dhe zgjidhet problemi”, ka shkruar ai.

Kurti ka paralajmëruar se do ta heq taksën 100 për qind për mallrat serbe dhe do ta zëvendësojë atë me reciprocitet. /ORAinfo/

Komento: