
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku janë takuar në një ndejë në një odë në Prekaz të Skenderajt.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Lushtaku përmes një postimi në Facebook, përcjell ORAinfo.
Postimi i Lushtakut:
“Sot në Prekaz, një ndejë për qejfi së bashku me Presidentin Hashim Thaçi, e me miq të tjerë. Fundjavë të këndshme për të gjithë!”, ka shkruar Lushtaku.
Kujtojmë se Lustaku e Thaçi janë parë edhe më herët në odat e Drenicës. /ORAinfo/
