Koronavirusi në Kosovë, familjarët flasin për anëtarin e tyre që thuhet se është prekur me koronavirus

20:49 | 08 Shkurt 2020

QKUK mohon se ky virus ka arritur në Kosovë.

Dyshimet e një familjeje se një anëtar i tyre është prekur me virusin e ri, Koronavirus, QKUK i ka mohuar.

Koha mëson se konferenca e QKUK-së do të mbahet pikërisht për t’i hedhur poshtë dyshimet e kësaj familjeje dhe të të gjithë qytetarëve se virusi që ka bazën në Kinë ka mbërritur në Kosovë.

Ata kanë dyshuar edhe në momentin kur i kanë parë stafin mjekësor me maska.

Paniku ka ardhur edhe si pasojë e këshillës së dhënë nga OBSH se mjekët duhet të nisin të bartin maska.

Komento: