Bëhuni gati, ky është moti për nesër

22:15 | 08 Shkurt 2020

Mot i ftohtë me temperatura minimale në -4 gradë celsius pritet të mbajë nesër në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të mbajë mot me diell dhe i qetë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, shkruan lajmi.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit. Java e ardhshme do të jetë e ndryshueshme dhe me periudha me reshje.

Komento: