
Vdekja e Nexhmije Pagarushës ishte një dhimbje e madhe për të gjithë popullin.
Sot në Teatrin Kombëtar janë bërë homazhe për nder të saj, shkruan ORAinfo.

Për Nexhmijen, foli edhe mbesa e saj Mirjeta e cila shprehu dhimbjen e thellë për vdekjen e gjyshes.
Mirjeta ndër të tjera tregoi se Nexhmija ishte personi që i mbështeste gjithmonë.
Mbesa e saj theksioi se për Nexhmijen kënga ishte gjithmonë ngushëllim, madje edhe në kohën kur ajo nuk ishte mirë.
Ajo gjithashtu falenderoi të gjithë për pjesëmarrjen e tyre./ORAinfo/
