E kundërshtoi Vjosa Osmanin për fotografinë e Thaçit, ja çka thotë tani Skënder Hyseni

19:40 | 09 Shkurt 2020

Flet Skënder Hyseni.

Anëtari i LDK-së, Skënder Hyseni, ka treguar se pse e kundërshtoi zhvendosjen e fotografisë nga së presidentit nga ana e kryeparlamentares, Vjosa Osmani.

Hyseni ishte ndër të vetmit prej koalicionit LDK-VV që kundërshtoi lojën me fotografi nga ana e Osmanit. Hyseni ka shpjeguar atë që ndodhi për Infokus.

“Kam marrë shkas nga vendimi i PDK-së për ta bojkotuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit duke gjetur për arsyetim heqjen e fotografisë së Presidentit nga zyra e kryetares së Kuvendit, shqetësimi ka qenë ky bojkotim, ku do duhej konsensus minimal për çështjet që na presin, nuk do duhej të hiqej”, thotë Hyseni.

“Nuk i bën nder as Presidentit Rugova, një përdorim i tillë i fotografisë së tij për qëllime që nuk e di çfarë qëllimi, të gjithë jemi njerëz e mund të kemi mendime të caktuara, por qenësore është institucioni e të sillemi në mënyrë institucionale, e kam parë të panevojshme këtë lojë të fotografisë, sepse ka krijuar pretekste të panevojshme për të tensionuar situatën, po aq të papjekur e kam pa reagimin e PDK-së sepse është e domosdoshme që kryesia të funksionoj normalisht”, ka shtuar Hyseni.

Po ashtu, Hyseni mohon se ka qenë kundër koalicionit me VV-në. Ai ishte përballur me akuza prej deputetëve të LDK-së për këtë, por Hyseni e mohon.

“Edhe këtu ka një keqkuptim të madh, jetojmë në një botë ku precesionet krijohen shkel e shko e keqkuptimet ndodhin shpesh, asnjëherë nuk kam qenë kundër koalicionit me VV-në, e kam përkrah fuqimisht e ata që kanë marrë pjesë më mbledhje të kryesisë e dinë, unë nuk jam që përkrahi me sy mbyllë, jam kritik gjithmonë, nuk jam pajtuar me lojërat e VV-së gjatë negociatave, është sjellë si në fushatë parazgjedhore, është dëshmu krejt në fund që kemi të drejtë krejt ne që kemi kërkuar partneritet, thelbi i shumicës dërrmuese në LDK ishte synimi për koalicion partneriteti e jo kundërshtarësh politik, e uroj që kjo tash pasi ka ndodhë të jetë partneritet veprues, funksional”, ka thënë ai.

Komento: