
Prokuroria e suspendon zyrtarin që u zu duke marr ryshfet.
Këshillit Prokurorial i Kosovës ka njoftuar për pezullimin nga ushtrimi i detyrave të një zyrtari të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Këshilli Prokurorial i Kosovës, pas marrjes së informacionit se me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë është prangosur dhe ndaluar një zyrtar i kësaj prokurorie me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”.

Sekretariati i këtij Këshilli njofton se ka marrë vendim për pezullimin e menjëhershëm të tij nga ushtrimi i detyrave zyrtare deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e gjykatës.