Kurti tregon se a u takua me Grenellin në Mynih

15:52 | 15 Shkurt 2020

Kurti thotë se nuk u takuar me ambasadorin Grenell në Mynih.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është duke qëndruar në Gjermani ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Ai ka bërë të ditur se nuk ka pasur rastin të takohet me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani, Richard Grenell, transmeton Klan Kosova.

“Unë e falënderoj shumë Presidentin francez, Emmanuel Macron, për urimet e përzemërta për mua si kryeministër i ri i Kosovë”.

“Ne padyshim se atë që e kemi thënë gjatë dhe pas fushatës do ta zbatojmë, e kjo është vendosja e parimit të reciprocitetet ndaj Serbisë – jo si hakmarrje, por për shkak se ndjehemi të diskriminuar dhe duam barazi”.

“Nuk kam pasur kësaj radhe me takime me ambasadorin Grenell. Këtu kam takime bilaterale të aranzhuara më herët, por jam në kontakt me Grenell, të cilin e kam takuar dy herë me herët”.

Komento: