Kurti takon zyrtarin e lartë britanik në Mynih, i kërkojnë rinisjen e dialogut me Serbinë

18:00 | 15 Shkurt 2020

Albin Kurti është takuar sot me zyrtarin e lartë britanik në Mynih.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ësht takuar sot në Munih me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Moore nëpërmjet një postimi në Tëitter ka uruar Kurtin për programin e qeverisjes së tij, derisa ka treguar se kanë diskutuar edhe për nevojën e rinisjes së bisedimeve me Serbinë.

“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin e kosovarëve @albinkurti @ # MSC2020. I urova për programin e qeverisë së tij të re dhe nevojën e diskutuar për të rinisjen bisedimet me Serbinë. Asnjë mik më i mirë i #Kosovës sesa #UK”.

Komento: