22 vjeçari që privua nga jeta në Shkup kishte ardh për pushime nga Gjermania, ishte djalë hasret

19:46 | 15 Shkurt 2020

Në Shkup të Maqedonisë është privuar nga jeta sot 22 vjeçari R.H (1997) nga Malisheva.

Familjarët kanë treguar se tashmë i ndjeri kishte jetuar dhe punuar në Gjermani ndërkohë thotë se në Kosovë po qëndronte për pushime.

Siç ka rrëfyer Z.H, i ndjeri R.H kishte shkuar për një vizitë në Shkup bashkë me disa shokë të tij dhe se kishte qenë bashkë me ta në momentin kur disa persona të maskuar ishin futur për të grabitur në vendin ku po pinin kafe.

“Po e kam kushëri. Ka ardhë prej Gjermanisë, janë kanë me nja 3 shok të ri bashkë. Kanë dalë në Shkup, e ka janë kthy kanë hi me pi kafe kanë hi brenda në kazino. Kur kanë hi me plaçkitë, shihet në incizime që ky është mundur me dalë prej dere, e kanë kap me pluumb edhe e kanë privuar nga jeta”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se ka qenë sot në Shkup dhe se autoritetet maqedonase ua kanë dhënë dokumentacionet për ta vërtetuar identitetin e viktimës.

Gazeta merr vesh se pjesa tjetër e familjes së ngushtë të viktimës ndodhen jashtë Kosovës, dhe se tashmë pas marrjes së lajmit ata janë nisur drejt vendlindjes. R.H kishte qenë djali i vetëm i familjes.

Për rastin ndërkohë kanë dhënë detaje edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, përmes një komunikate të lëshuar për media.

Komento: