Veteranët e Pejës me reagim të ashpër ndaj Kollçakut

13:27 | 16 Shkurt 2020

Veteranët e Pejës kanë bërë një reagim ndaj deputetet së VV-së.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku përmes një postimi mbrëmë kishte thënë se Kurti nuk është i korruptuar, e pas kësaj ka përmendur edhe UҪK-në me një deklaratë që nuk u pëlqye.

Në lidhje me këtë kanë reaguar veteranët e Pejës.

Reagimi i plotë:

“Fatmire shpejt paske harru Pejën e vitit 1999, të shkatërruar 80%. E paske harru Qyshkun, Lybeniqin, Katundin e Ri, Dardaninë, Kapeshnicen e Fushën e Pejës, masakrat e tmerrshme kundër njerëzve të pafajshëmI paske harru shpejt 183 dëshmorët e Pejës e qindra të plagosurit.Edhe pse ka qenë citim, nuk e kemi prit prej teje, se je deputete nga një vend që e pagoi shtrenjtë lirinë. Fatmire, ti assesi të largohesh nga tradita jugosllave. Peja është krenare me bijtë e bijat e saja që sakrifikuan, e ti jeto me turp, me faktin se do mbahesh mend si deputete kundër Luftës Çlirimtare e vlerave të saj”.

Komento: