
Mësohet se sa është pasuria e deputetetes Fatmire Kollçaku nga Vetëvendosja.
Deputetja e Vetëvendosjes, znj.Fatmire Kollçaku bëri një fyerje të rëndë ndaj UÇK-së sot duke përdorur fjalët e një analisti serb i cili i lidhte liderët e saj me të bëma të këqija lufte dhe e mburrte Albin Kurtin, kryeministrin e tanishëm, që nuk ishte i tillë.
Fatmire Kollçaku në zgjedhjet e 6 tetorit bartte numrin 7 në listën e kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvnedosje. Ajo ia doli që të bëhej deputete nga kjo parti, që vazhdimisht është thirrur në padrejtësitë ekonomike e sociale në vend, dhe në mbrojtje të të varfërve dhe të njerëzve që mund të konsiderohen viktima të këtij sistemi ekonomik.
Por, znj.Kollçaku del se është tepër e pasur në krahasim me rrethanat ekonomike në vendin tonë.
Në deklarimin që e ka bërë vetë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Kollçaku ka deklaruar si pasuri të patundshme tri lloje të pasurisë me vlerë prej 550 mijë eurove.
Ajo ka trashëguar një shtëpi të madhe private me 300 metra katrorë, dhe e cila sipas saj ka vlerën e 300 mijë eurove. Ku qëlloi bash 300 metra, se? AKK vazhdon të mos verifikojë të dhënat e ofruara nga deputetët dhe zyrtarët e tjerë shtetëror.

Në vitin 2016 ajo ka marrë një banesë në formën e donacionit familjar, që i ka 71 metra katrorë dhe që sipas Kollçakut vlen 50 mijë metra katrorë.
Ajo ka listuar si pasuri të paluajtshme edhe një “dugojë” me vlerë prej 150 metrash katrorë. Nuk dihet saktë se çka është “dugoja” por mund të hamendësohet se ajo e ka fjalën për ndonjë dyqan me vlerë prej 200 mijë eurosh.

Në vitin 2017, Kollçaku ka deklaruar të blerë një veturë Pollo që kushton – ende sipas saj – 9 mijë euro.