Pamja e re e Obeliskut New Born prezantohet në këtë orë

08:27 | 17 Shkurt 2020

Sot po festohet 12 vjetori i pavarësisë së Kosovës.

Me fillim nga ora 13:00 sot do të bëhet prezantimi i Obeliskut New Born që mbrëmë mori pamje të re.

New Born këtë vit mori pamje më ndryshe, ku dominon ngjyra e zezë, e që i kushtohet viktimave të abuzimit seksuale gjatë konflikteve anembanë botës.

Punimet përfunduan mbrëmë kurse sot pritet edhe të zbulohet e gjithë puna e realizuar nga kreatori Fisnik Ismaili dhe bashkëpunëtorët e tij.

Komento: