
Pamje nga Gjilani, ku po dyshohet për vrasje të shumëfishtë.
Një vrasje e shumëfishtë dyshohet se ka ndodhur sot në Gjilan.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar se po dyshohet për vrasje dhe se njësitet e saj kanë arritur në vendin e ngjarjes, raporton Gazeta Express.
Në adresë të redaksisë janë dërguar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes.
Dëshmitarë kanë thënë se një nga viktimat dyshohet se është pjesëtare e Policisë së Kosovës.
