Fillon çarja mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

22:56 | 18 Shkurt 2020

Duket se ka filluar ҫarja mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Shpejtim Bulliqi nga radhët e VV-së i ka reaguar LDK’së në Podujevë duke i thënë se janë duke dezinformuar publikun, e në veçanti Bulliqi ka cekur djemtë e Agim Veliut, me pretekstin se këta janë duke u shfrenuar me shpifje ndaj VV’së.

Ai tha se janë dezinformata ato të cilat janë përmendur se Bulliqi ka për qëllim të ç’rrënjosë rugovizmin në Llap.

Bulliqi thotë se VV-ja dëshiron në këtë komunë të ç’rrënjos hajninë dhe keq qeverisjen në Llap.

Ja statusi i plotë:

Komento: