Grenell emërohet nga Trump Drejtor i Intelegjencës

07:44 | 20 Shkurt 2020

Trumpi emëron Grenellin Drejtor të Intelegjencës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka emëruar Richard Grenellin, ambasadorin amerikan në Gjermani, në postin e drejtorit në detyrë të inteligjencës kombëtare, raporton New York Times.

Grenell, siç raporton “The New York Times”, është njeri besnik i Trumpit i cili do të drejtojë një grup të agjencive të sigurisë kombëtare që shpesh shihen me skepticizëm nga Shtëpia e Bardhë, transmeton Koha.net.

Ai do ta pasojë Joseph Maguiren, i cili ka shërbyer si drejtor në detyrë i inteligjencës amerikane që kur Dan Coates, ish-senator republikan nga Indiana, dha dorëheqje verën e kaluar.

Kohë më parë, Trumpi e emëroi Grenellin të dërguar të posaçëm të SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi.

Komento: