Anulohet procesi i emërimit të noterëve, kthehet në pikë zero

13:29 | 20 Shkurt 2020

Emërimi i noterëve është rrikthyer në pikë zero.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka bërë të ditur se ka marrë vendim për anulimin e provimit të emërimit të noterëve.

Haxhiu ka thënë se nuk mund ta shtyjë përpara një proces të kompromentuar.

“Sipas legjislacionit në fuqi, provimi i noterisë mbahet dhe përfundon duke pasur për bazë parimin e ligjshmërisë, transparencës dhe objektivitetit. I njëjti proces nuk ka pasur as ligjshmëri as transparencë, as objektivitet. Në këtë drejtim unë si ministër e drejtësisë nuk mund të shtyjë përpara një proces të komprometuara.

Nuk mund të shtyjë përpara ku shumica e kandidatëve që kanë kaluar provimin e noterisë janë militantë partie, anëtarë apo miq të anëtarëve të komisionit të noterisë. Si ministre e drejtësisë, sot kam marr vendim pas konsultimeve që i kam bërë me departamentet përkatëse brenda Ministrisë së Drejtësisë që ta anulojë procesin e noterisë të shpallur më 19 prill 2019.”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka shtuar se ky proces është duke u hetuar edhe nga ana e Prokurorisë. Po ashtu ministrja ka bërë të ditur se të gjitha pagesat që janë bërë nga kandidatët që i janë nënshtruar provimit të noterisë do të kthehen.

Komento: