Takohen Philip Kosnett dhe Agim Veliu

15:06 | 20 Shkurt 2020

Philip Kosnet i ka shkuar në zyre sot Agim Veliut.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett.

Veliu e falënderoi ambasadorin Kosnett për përkrahjen e deritanishme që kanë dhënë SHBA-të në fuqizimin e MPBAP dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Veliu njëkohësisht e njoftoi Kosnettin për prioritetet e tij, përfshirë buxhetin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, riorganizimin e punëve të brendshme, rishikimin dhe bashkimin e strategjive, sigurinë publike dhe kredibilitetin e këtij institucioni si më rëndësishmit në Kosovë.

Kosnett shprehu urimet e tij për Veliun në detyrën e tij të re duke shprehur edhe njhëherë gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bashkëpunim dhe përkrahje në zhvillimin e Republikës së Kosovës.

Komento: