Haradinaj thotë se Kurti do ta kthejë Serbinë në Kosovë

21:13 | 20 Shkurt 2020

Haradinaj ka thënë se Albin Kurti do ta kthejë Serbinë në Kosovë.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj sonte në Zona B ka thënë se e vetmja gjë e realizueshme nga kryeministri Albin Kurti do të jetë kthimi i Serbisë në Kosovë.

Sipas tij, heqja e taksës e kthen Serbinë këtu.

‘’E vetmja gjë e realizueshme që mund të jetë nga Kurti është kthimi i Serbisë në Kosovë. Kurti është mjaft i devotshëm me kthy Serbinë në Kosovë’’.

‘’Albin Kurti është një mashtrues. Është oferta e tij dhe Vjosa Osmanit që me e heqë taksën. Heqja e taksës është vërtetë kthimi i Serbisë këtu’’.

Komento: