
Lagja në Badovc nuk do të ndërohet.
Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixiku ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm që do të bëhet publik nesër.
Sipas burimeve të KTV-së, ai e ka urdhëruar komunën e Prishtinës që ta anulojë kushtet ndërtimore për ndërtimin e lagjes së shumëpërfolur në afërsi të Liqenit të Badovcit.
Kundër ndërtimit të saj ishte mobilizuar shoqëria civile, e cila kishte ngritur alarmin për mungesën e pritshme të ujit.