
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate e ka dënuar sulmin me vezë ndaj zv.kryeministrit, Avdullah Hoti.
Përmes një komunikate, kjo pari ka dënuar ashpër këtë akt.
LDK përmes kësaj komunikate ka ‘sulmuar’ Lëvizjen Vetëvendosje, e cila vite më parë pati ndërmarrë këso aksionesh ndaj zyrtarëve të LDK-së dhe PDK-së, përcjell ORAinfo.
Ja reagimi i plotë i LDK-së:
Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë.
Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtetformuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar.
Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politikbërje dhe udhëheqje të vendit.