Pas gjuajtjes me vezë ndaj Hotit, Abdixhiku: Era shtet si akt e si koncept i tremb

13:34 | 22 Shkurt 2020

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas gjuajtjes me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se akti i gjuajtjes me vezë ndaj ndaj Zv.Kryeministrit Hoti është i trishtë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Shteti, era shtet si akt e si koncept i tremb. Pa pushtet e me gjithë reformat që pritet të vijnë rend bëhen edhe më agresiv. Akti ndaj Zv.Kryeministrit Hoti është i trishtë – si mjet, si formë, si arsye. Argumentet s’mund të zëvendësohen me sharje e dhunë – me terma “tradhëtarë e shpihunë”! Është viti 2020”.

Përpjekjet agresive për të ndaluar kthimin e Republikës në rrugë të mbarë e për të na izoluar e dërguar të gjithëve në theqafje – duhen të dënohen nga secili me minimalisht dinjitet. /ORAinfo/

Komento: