
Ministri i Brendshëm, Agim Veliu ka reaguar pas gjuajtjes me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.
Përmes një reagimi në Facebook, Veliu ka thënë se akte të tilla janë të patolerueshme.
Sipas tij shprehja e mospajtimeve duhet të bëhet përmes institucioneve dhe rrugëve demokratike.
Postimi i plotë:
Akti i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti është një akt qyqar, me qëllim pengimin e proceseve pozitive në vend.
Aktet e tilla janë të papranueshme dhe të patolerueshme.
Shprehja e mospajtimit dhe pakënaqësisë për çfarëdo procesi, duhet të bëhet përmes mjeteve demokratike dhe rrugës institucionale. /ORAinfo/