
Vjosa Osmani reagon pas sulmit ndaj Hotit, thotë se me vezë nuk ndalen vendimet e Qeverisë
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit me vezë që iu bë mëngjesin e sotëm zëvendëskryeministrit Hoti.
Kryekuvendarja Osmani ka thënë se vendimt e qeverisë përfshirë edhe taksën nuk mund të ndalen me vezë.
“Tarifa nuk është çështje vezësh. Është konsensus e veprim shtetëror dhe bashkërendim me miqtë strategjik të Kosovës.As sulmet me vezë e as me mjete të tjera nuk do të mund ta ndalin vendosmërinë tonë që ta qojmë Kosovën përpara”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Postimi i plotë:
Tarifa nuk është çështje vezësh. Është konsensus e veprim shtetëror dhe bashkërendim me miqtë strategjik të Kosovës.
As gjuajtjet me vezë e as me mjete të tjera nuk do të mund ta ndalin vendosmërinë tonë që ta çojmë Kosovën përpara. /ORAinfo/