Presidenti dënon aktin e gjuajtjes me vezë ndaj Hotit

18:38 | 22 Shkurt 2020

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas gjuajtjes me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se janë të papranueshme aktet e nndaj zyrtarëve të Qeverisë.

Presidenti i Republikës ka thënë se dhunna është e papranueshme dhe e dënueshme.

“Gjuajtja me vezë ndaj Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, është i papranueshëm dhe i dënueshëm në demokracinë dhe shtetin që kemi ndërtuar. Tendenca për ta arsyetuar dhunnën si mjet për arritjen e qëllimeve politike ka qenë dhe do të mbetet përherë e papranueshme dhe e dënueshme”, ka shkruar Thaçi në reagim.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është gjuajtur me vezë sot, pas deklaratave për heqjen e taksës./ORAinfo/

Komento: