Ish-ministri: I porosita qito vo, mos po e gjuj Luten

23:48 | 22 Shkurt 2020

Bajram Hasani ka ironizuar me sulmin me vezë që disa persona kanë bërë ndaj zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi të vezëve, dhe ka shkruar se i ka porositur, me planin për ta sulmuar me to kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri.

“I porosita qito vo. Le te gjenden qaty. Mos po e gjuj Luten”, ka shkruar Hasani, i cili është gjilanas.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u sulmua sot nga disa qytetarë me vezë.

Policia është në kërkim të sulmuesve.

Komento: