Surroi porosi Qeverisë: Koronavirusi të trajtohet si rrezik i sigurisë shtetërore

14:54 | 23 Shkurt 2020

Veton Surroi me porosi për Qeverinë e Kosovës.

Publicisti Veton Surroi po kërkon nga qeveria që ta trajtojë me maturi çështjen e sigurisë shëndetësore. Kjo për shkak të përhapjes së koronavirusit në Itali.

Surroi ka shkruar në Facebook se përhapja e koronavirusit në Itali shton gjasat e arritjes edhe në Shqipëri e Kosovë.

“Një sugjerim Qeverisë së Kosovës: Virusi korona tashmë ka mbërritur në Itali dhe gjasat nuk janë të vogla që të arrijë në Shqipëri, rrjedhimisht në Kosovë. Do të ishte shenjë maturie dhe parandalim paniku që çështja e virusit të trajtohet si çështje e sigurisë shtetërore dhe që të ngrihet niveli i përgatitjes (përfshirë informimin publik) për parandalimin e përhapjes së tij”, ka shkruar Surroi.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka treguar se mbrëmjen e së shtunës ka marrë informatën se në QKUK janë dy pacientë të cilët dyshohej se ishin të infektuar me virusin korona.

Komento: