AAK organizon tryezë për taksën 100%

07:56 | 24 Shkurt 2020

AAK po vazhdon të këmbëngul që taksa mos të hiqet.

AAK organizon tryezë lidhur me taksën 100 përqind për prodhimet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot në ora 10:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, organizon tryezë lidhur me taksën 100 përqind për prodhimet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Sipas njoftimit të AAK-së, pjesëmarrës në këtë tryezë përveç deputetëve dhe përfaqësueseve të Aleancës, do të jenë të gjitha grupet e interesit, si prodhuesit, importuesit, tregtarët me shumicë e pakicë, përfaqësues të OJQ-ve dhe ekspertë të fushës.

Tryeza mbahet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Komento: