Përhapja e Koronavirusit në Itali, ambasada e Kosovës në këtë shtet tregon a ka kosovarë të prekur

08:59 | 24 Shkurt 2020

Koronavirusi ka arritur edhe në Itali.

Ambasada e Kosovës në Italia ka bërë të ditur se deri më tani asnjë kosovar nuk është i prekur nga Koronavirus.

Përmes një njoftimi publik të bërë nga Ambasada e Kosovës në Romë thuhet se bashkë me Konsullatën e Përgjithshme në Milano janë duke e monitoruar dhe ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes emergjencën shëndetësore lidhur me përhapjen e këtij virusi.

“Fatmirësisht, deri më sot nuk rezulton i prekur nga ky virus asnjë shtetas nga Kosova. U bëjmë thirrje shtetasve tanë me banim/qëndrim në Itali, se në rast nevoje mund të na kontaktojnë në çdo moment në numrat e emergjencës 24/7. Në koordinim me organet dhe institucionet tona dhe ato vendore italiane, mbetemi në gatishmëri të plotë të shtetasve tanë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu Ambasada ka njoftuar se për çdo eventualitet këta janë numrat e emergjencave: në Romë është: +393274526991; dhe ai i Konsullatës së Përgjithshme në Milano: +393472127662.

Për vetëm dy ditë në Itali të prekuti me Koronavirus tejkaluan numrin 130, me 90 vetëm në Lombardi, e disa të tjerë në Veneto.

Ja njoftimi:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë së bashku me

Konsullatën e Përgjithshme në Milano janë duke e monitoruar dhe ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes emergjencën shëndetësore lidhur me përhapjen e Koronavirus – Covid 19 në Itali.

Fatmirësisht, deri më sot nuk rezulton i prekur nga ky virus asnjë shtetas nga Kosova.

U bëjmë thirrje shtetasve tanë me banim/qendrim në Itali, se në rast nevoje mund të na kontaktojnë në çdo moment në numrat e emergjencës 24/7.

Në koordinim me organet dhe institucionet tona dhe ato vendore italiane, mbetemi në gatishmëri të plotë të shtetasve tanë.

Për çdo eventualitet numri i emergjencave i ARKS në Romë: +393274526991;
dhe ai i Konsullatës së Përgjithshme në Milano: +393472127662.

Komento: