Haradinaj uron 7 Marsin, poston foto nga klasa e katërt

11:19 | 07 Mars 2020

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka postuar një urim për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.

Haradinaj ka kujtuar sakrificën e mësuesve shqiptarë që e kanë bërë ndër breza.

Sidomos ai ka përmendur mësimdhënësit e viteve të nëntëdhjeta, të cilëve iu janë njohur kontributet gjatë mandatit të tij si kryeministër.

Në këtë postim, ai ka bashkëngjitur edhe një fotografi të tij nga klasa e katërt.

Për më shumë, lexoni më poshtë postimin e tij.

Komento: