
LDK nuk prite të dal nga Qeveria për shkak të moslargimit të taksës 100 % ndaj Serbisë dhe Bosnjës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar ndjeshëm presionin për të hequr taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake. SHBA, po ashtu nuk po e përkrah planin e kyreministrit të Kosovës, Albin Kurti që taksa të hiqet vetëm për lëndën e parë.
Ndërkohë, Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti tha se ruajtja dhe thellimi i partneritetit me ShBA-të është njëra ndër parimet themelore të koalicionit të tyre. Për këtë thotë se edhe masa e reciprocitetit duhet të vendosen vetëm në bashkëpunim me ta.
Në lidhje me çështjen e taksës ka dallime edhe mes partnerëve të koalicionit qeverisës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, por pavarësisht kësaj duket se dy partitë nuk kanë alternativa të tjera, përveç të gjejnë gjuhë të përbashkët mbi temat madhore të Kosovës.
Hoti u shpreh i bindur se për largimin e plotë të taksës do të kenë pajtim me partnerin qeverisës, Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ne kemi një marrëveshje të koalicionit në atë marrëveshje janë edhe parimet mbi të cilat ne bashkëqeverisës. Në gjitha pjesët e programit i nënshtrohen parimeve të bashkëpunimit që kemi si dy parti në koalicion. Ndër parimet kryesore është ruajtja dhe thellimi i partneritetit me miqtë ndërkombëtarë. Partnerët strategjik siç është ShBA dhe vendet kyçe brenda BE-së. Unë jam i bindur që do të do të gjejnë një gjuhë të përbashkët që veprimet që i ndërmarrim në Qeveri të jenë në përputhje me këto parime të bashkëpunimit tonë si dy parti… taksa duhet të largohet dhe masat e reciprocitetit do të vendoset vetëm në bashkëpunim, dakordim të ngushtë me partnerët tanë strategjik”, thotë ai.
Ndërsa duhet kujtuar që në media gjatë ditë së djeshme është raportuar për sanksione ndaj Kosovës nëse taksa nuk largohet plotësisht.
Gjithashtu edhe sot është raportuar se SHBA ka propozuar për ta shqyrtuar praninë e e trupave ushtarake në Kosova.