Instituti Kombëtar i Shëndetësisë del me njoftim zyrtar për tri rastet e dyshuara me koronavirus

14:50 | 10 Mars 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në Kosovë asnjë rast nuk është diagnostifikuar pozitiv me korona virus, përcjell ORAinfo.

Njoftimi i plotë i IKSHPK

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), ditës së sotme, më 10 mars2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për tre raste të dyshimta në Koronavirus COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influenza A dhe B.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin
SARS CoV-2 dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR të tre pacientëve.

Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të tre pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2, ndërsa dy prej tyre është Influencë B pozitiv.

Sot pasdite kanë ardhur edhe katër mostra, një nga klinika pediatrike dhe tri nga Klinika Infektive të cilat në Laboratoret e IKSHPK kanë hy menjëherë në punë dhe do të ju informojmë me kohë posa të përfundojë puna në laborator.

Komento: