Kosovarit i konfiskohen drutë, kjo është arsyeja

22:11 | 10 Mars 2020

Qytetarit nga Ferizaji i janë konfiskuar drutë për shkak se i mungoi fatura.

Mendoi se e ka një obligim më pak kur i bleu 10 metra dru.

Mirëpo Gani Misini nga Ferizaj u gabua.

Të martën në mëngjes sektori i pylltarisë i Komunës së Ferizajt ia morën drutë para derës së shtëpisë.

‘M’kanë thanë se janë jashtë ligjit dhe duhet me t’i marrë drutë”, tregon ai.

Misini thotë se drutë i bleu 400 euro nga një person në njërën nga rrugët e qytetit e shitësit nuk i kishte kërkuar ndonjë faturë apo dokument.

Përgjegjësi i Pylltarisë në këtë komunë tregoi se qytetarët e lagjes ku banon Misini e njoftuan agjencinë për këto dru.

Sipas Salihut deri tash komuna ka konfiskuar 50 metra dru brenda dy muajve e gjysmë dhe sipas tij pjesa më e madhe e druve priten në malet e Jezercit e shiten në treg ilegalisht.

Komento: