
Kuvendi i thotë Presidentit: Mund të vish për raportim, gjatë këtij muaji.
Presidenti Hashim Thashim Thaçi gjatë këtij muaji mund të raportojë në Kuvend lidhur me takimin e fundit që kishte me homologun serb, Aleksandër Vuçiq.
Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi Kuvendi.
“Kryesia, gjithashtu shqyrtoi edhe kërkesën e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për adresimin e tij Kuvendit të Kosovës. Kryesia u dakordua që ky adresim të realizohet gjatë muajit mars, ndërsa data të përcaktohet në koordinim me Zyrën e presidentit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.