
Epidemiologu Antonijevic njofton se asnjë rast me koronavirus në veri të Kosovës.
Sepcialisti i epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik në veriun e Mitrovicës, Aleksander Antonijevic, ka thënë se në veri të Kosovës nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus dhe se situate është e qetë, shkruan Kosovo Online, transmeton Gazeta Express.
Ai ka thënë se janë në kontakt me të gjithë epidemiologët edhe nga Serbia dhe nga Kosova dhe se e kanë marrë situatën me seriozitet.
Antonijevic ka thënë se të gjitha rekomandimet duhet të ndiqen me kujdes dhe seriozitet nga qytetarët, duke qenë se është mënyra e vetme për luftimin e epidemisë.
Sipas tij fakti që Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur koronavirusin si pandemi është një argument i mjaftueshëm për kujdes.
Tutje mjeku serb ka thënë se janë duke ndjekur udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik të Serbisë dhe se po bashkëpunojnë me institucione tjera për kryerjen e analizave.
Ai ka treguar se deri tani janë testuar rreth 20 pacientë si të dyshuar për virus, por asnjë nuk ka rezultuar pozitiv.