Koronavirusi, pesë raste të reja shkojnë për teste në QKUK

11:38 | 12 Mars 2020

Koronavirusi, disa persona tjerë shkojnë për teste në QKUK.

Edhe gjatë ditës së sotme në Klinikën Infektive të QKUK’së kanë shkuar disa pacientë me dyshimet se janë prekur nga virusi Covid-19, apo i njohur ndryshe si koronavirusi.

Janë rreth pesë persona të cilët janë izoluar nga ekipet mjekësore si dhe mostrat për të njëjtit pritet që të publikohen gjatë ditës së sotme.

E ndërkohë ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitija deklaroi se deri më tani, nga 82 personat dyshuara për koronavirus, asnjë nuk ka rezultuar pozitiv me sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri, por masat janë ndërmarrë në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe numrin në rritje të rasteve në vendet përreth Kosovës.

Komento: