Intrex synon të fitojë në kurriz të punëtorëve, ua heq pushimin javor punëtorëve dhe ua rrit orarin e punës

13:24 | 12 Mars 2020

Bizenset kanë filluar të ‘mobilizohen’ për ta përballë fluksin e qyetarëve që dëshirojnë të furnizohen me artikuj ushqimor pas alarmit për koronavirus.

Një njoftim për anulimin e pushimit javor, është bërë sot nga rrjeti i marketeve “Interex – Proex Sh.P.K”, konkretisht në komunën e Gjilanit.

Njoftimi është dërguar nga një lexues i Gazetës Insajderi, duke treguar se po bëhen shkelje të të drejtave të punëtorëve dhe jo vetëm.

Ndonëse e gjitha bota është në panik dhe kërkohet të mos dalin në punë vendet ku janë shënuar edhe viktima, bizneseve në Kosovë, nuk po iu bënë përshtypje kjo. Po ashtu edhe Qeveria e Kosovës, ka bërë thirrje që punëtorët që kanë fëmijë të marrin pushim, ka bërë thirrje edhe të mos rriten çmimet e të mos përhapet panik, por këto masa duket se nuk po gjejnë zbatim.

Përveç të tjerash në njoftimin e marketit Interex, thuhet se edhe orari i punës do të rritet.

“Njoftohen të gjithë punëtoret e Proes 17, Gjilan se nga sot 12.03.2020, Anulohen pushimet javore, deri në njoftimin e radhës. Gjithashtu orari i punës për ditët në vijim do të jetë 9 orë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e këtij biznesi.

Gazeta, ka provuar të kontaktojë dikë nga ky market, por nuk kanë pasur qasje.

Po ashtu Gazeta Insajderi ka biseduar edhe me zyrën e Inspektoratit të Punës në Gjilan, në lidhje me këtë çështje, mirëpo ata ende nuk kanë dalë në teren dhe nuk janë njoftuar me gjendjen aktuale.

“Nuk kemi dalë ende në terren”, kanë thënë për Insajderin nga zyra e Inspektoratit të Punës në Gjilan.

Edhe tjerat mareket dhe biznese private kanë paraljmëruar punëtorët se nuk do të këtë pushim gjatë kësaj kohe si dhe do t’iu rritet orari i punës, pa kompensim nën arsyeimin se gjendja është e jashtëzakonshme.

Kësisojë bizneset private po tentojnë të përfitojnë pandershëm në kurriz të punëtorëve.

Komento: