Fillon takimi i Haradinajt me liderët partiakë, LDK-ja nuk merr pjesë

14:33 | 12 Mars 2020

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur takimi i lidërëve partiakë të cilin e ka ftuar kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Në këtë takim – që Haradinaj e ka thirrë për unifikim të qëndrimeve për taksën dhe dialogun – LDK-ja nuk po merr pjesë.

Në ndërkohë, të pranishëm janë kryetari i PDK-së Kadri Veseli i cili është i shoqëruar nga Enver Hoxhaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ai i AKR-së Behgjet Pacolli, derisa si përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje është Liburn Aliu.

Të pranishëm në takimin që po mbahet në Kuvendin e Kosovës janë edhe përfaqësuesit e pakicave, me përjashtim të Listës Serbe.

Komento: