Vdes edhe një person në Shqipëri, dyshime për koronavirus

15:02 | 12 Mars 2020

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur sot në Shqipëri.

Një 72-vjeçare ka gjetur vdekjen mbrëmjen e kaluar në qendrën shëndetësore të Mamurrasit në Kurbin.

E moshuara nga Mamurrasi ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore me shenja gripale dhe ka ndërruar jetë.

Pritet përgjigjia e analizave, pasi ka dyshime për koronavirus, përcjell albeu.

Ky fakt ka shqetësuar dhe personelin mjekësor të cilët janë në pritje të analizave.

Nuk dihet nëse e moshuara ka pasur historik udhëtimi në Itali pasi familjarët nuk janë treguar bashkëpunues.

Komento: