Flasin mjekët në Viti: Edhe një person tjetër ka shkuar për teste në QKUK

14:27 | 13 Mars 2020

Në Komunën e Vitisë janë duke u kryer shërbime vetëm për rastet emergjente, pas dyshimeve se një person që mbrëmë është kontrolluar në këtë klinikë mund të jetë i infektuar me virusin korona.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Kodoni ka deklaruar për televizionin publik se janë në kontakt për këtë temë edhe me kryetarin e komunës.

“Ne kemi kontaktuar me kryetarin e Komunës, dhe jemi konsultuar që të gjithë punëtorët që kanë qenë në dhomën ku ka qenë pacienti të mos japin shërbime. Shërbimet e rregullta janë dhënë në objektin tjetër”, shton ajo.

Tutje, thotë se jo zyrtarisht kanë marrë informacione se në QKUK mund të jetë duke pritur për analiza edhe një person tjetër.

“Prej nesh nuk ka shku asnjë rast tjetër, jo zyrtarisht morën informatë që është edhe një rast tjetër. As rasti jonë nuk është dërguar si i dyshimtë por vetëm si gripoz. E kemi një epidimiolog që ka qenë prej momentin këtu me neve”, deklaroi Kodoni.

Komento: