Deputeti Bajçinovci: LDK me mocionin kundër qeverisë po kthehet në patericë të Thaçit

23:07 | 25 Mars 2020

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajçinovci, u shpreh se Lidhja Demokratike e Kosovës, me mocionin që ka nisur, po kthehet në patericë të presidentit Hashim Thaçi.

Bajçinovci tha se LDK-ja është ajo që i del në ndihmë Thaçit saherë që ai është në pozitë të vështirë.

“Gjithmonë kur Hashimi Thaci ndihet ngushtë aty gjithmonë është lidershipi i LDK-së për t’ia zgjatur dorën. Qëllimi për të shkuar me Hashimin nuk paketohet dot në arsyen e antiamerikanizimit. Frika juaj është qëndrushmëria e kryeministrit Kurti në luftimin e krimit dhe korrupsionit”- ka thënë deputeti.

Komento: