Pritet testimi i stafit mjekësor në Viti

12:34 | 27 Mars 2020

Janë bërë dy javë kur është konfirmuar pacienti i parë me koronavirusi, i cili ishte qytetari nga Stublla e Vitisë.

E sot do të merren mostrat për testim të stafit mjekësor në Viti.

Këtë e ka konfirmuar Vjollca Kadolli nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare.

E pyetur se nëse përfundon koha e karantinës për Vitinë, ku dy javë më parë u shënua rasti i parë me virus, ajo tha se kjo do të varet nga rezultati i analizave që do të bëhen sot.

Komento: