Ismaili: S’duhej pranuar testet pa kërkuar Serbia falje

17:54 | 18 Prill 2020

Ish-deputeti i VV’së, Fisnik Ismaili ka folur për testet që kanë ardhur nga Serbia në Kosovë.

Ismaili po konsideron se Qeveria e Kosovës bëri i bëri reklamë fenomenale Serbisë me një mijë teste të COVID-19.

Sipas tij, më fenomenale do të ishte sikur Qeveria të refuzonte këtë donacion dhe të kërkonte nga Serbia kërkimfalje për 20 mijë dhu’nimet e luftës që i kanë bërë ushtria dhe policia serbe.

“Rrota e sams, bani promocion fenomenal për veti e shtetin e vet me 1000 teste të leshit. Në krejt mediet e botës. Edhe ma fenomenale kish qenë një përgjigjje e stilit “Jo, nuk i shlyejnë 1000 teste të lodhëta 20,000 dhunimet, për të cilat as falje s’keni kërkue. Kapni këto teste e ktheni n’bothë, ku i patët deri tash. Falemderës, por kur ju kemi përballue juve, COVID-in e kapërcejmë më lehtë se një fruth. Ajd, u pičku materinu.” Me i çue shypet në rrotë same, si duket, po del me qenë më lehtë se me i refuzue këta mutat që na perdorin për me e promovue veten, e me fitue pikë edhe në dialog”, ka shkruar Ismaili.

Fisnik Ismaili ka qenë deputet i VV’së por është larguar nga Partia e Albin Kurtit me një pjesë të anëtarëve të tjerë përfshirë Shpend Ahmetin, Visar Ymerin, Dardan Molliqajn, Dukagjin Goranin, Faton Topallin, Shqipe Pantinen etj. S’ishin pajtuar me mënyrën se si Kurti u rikthye Shef i VV’së.

Ndryshe, mediat prestigjioze botërore kanë raportuar për 1000 mijë testet për Covid-19 që Serbia ia ka dhuruar Kosovës.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për 1000 mijë testet e dërguara nga Serbia për Kosovën në shenjë solidariteti kundër koronavirusit.

Në lajmin e publikuar nga Reuters citohet një zyrtar serb i cili ka pasur qasje me dorëzimi e testeve ka thënë agjencisë ndërkombëtare të lajmeve në kushte anonimiteti se “Beogradi ka shpërndarë testet pa asnjë kusht politik por vetëm me dëshirën për të ndihmuar në tejkalimin e këtij virusi”.

Lajmin e njëjtë më pastaj e ka publikuar edhe gazeta prestigjioze amerikane Neë York Times dhe media të tjera botërore.

Komento: