Haradinaj refuzoi kërkesën e Kurtit për tryezë të përbashkët, i reagon deputeti i VV-së

18:02 | 18 Prill 2020

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj refuzoi pak orë më parë ftesën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për një tryezë të përbashkët të spektrit politik ku do të diskutohet për gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19.

Madje, në postimin që pati Haradinaj, tha se “me kënaqësi nuk do të shkojë në takim”, duke mos hezituar ta quaj edhe mashtrues të parin e qeverisë në detyrë, shkruan lajmi.net.

E ndaj këtij refuzimi ka reaguar deputeti i VV-së, Artan Abrashi. Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se sipas tij, letra e Haradinajt është më shumë për presidentin Thaçi se për Kurti.

“Ai aty shkruan se vazhdimisht dhe zëshëm e ka përkrahur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Këtë e ai e thotë qysh në fillim të letrës se kushedi ndoshta Presidenti Thaçi nuk ka durim a vëmendje ta lexojë këtë letër deri në fund”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë i Abrashit:

Përgjigja e Kryetarit të AAK-së, z. Haradinaj, ndaj Kryeministrit në Detyrë, z.Kurti, se ai nuk vjen në tryezë të hënën për luftimin e Coronavirusit, në fakt, është letër që z.Haradinaj ia dërgon Presidentit Thaçi.

Ai aty shkruan se vazhdimisht dhe zëshëm e ka përkrahur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Këtë e ai e thotë qysh në fillim të letrës se kushedi ndoshta Presidenti Thaçi nuk ka durim a vëmendje ta lexojë këtë letër deri në fund.

Poshtë e më poshtë. Edhe kur nuk ta merr mendja që nuk ka më poshtë, megjithatë ka, sepse aty shkon ky.

Komento: