53 të prekur me koronavirus janë të shtrirë në QKUK, dy në gjendje të rëndë

19:43 | 18 Prill 2020

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare po janë të shtrirë 53 të prekur me koronavirus.

Prej tyre 6 janë në okisgjenoterapi dhe dy në gjendje kritike shëndetësore, një nga ta një shtatzënë.

Gjendja e pacientëve të tjerë është stabile.

Ferizaj dhe Malisheva janë dy komunat me numrin më të madh të të prekurve.

Në komunën e Ferizajt thonë se është krijuar një shqetësim më i madh pas 15 rasteve të mbrëmshme pozitive me covid 19.

Ndërsa në komunën e Malishevës thonë se aktualisht situata është e qetë në këtë komunë pasi që, që disa ditë nuk kanë pasur raste të reja të të prekurve me koronavirus.

Komento: