Sot asnjë rast i ri me koronavirus në kryeqytet, Ahmeti falënderon Prishtinën

23:07 | 18 Prill 2020

Sot janë konfirmuar 30 raste të reja me koronaviurs në Kosovë.

Asnjë rast i ri me koronavirus nuk është shënuar sot në kryeqytetin e Kosovës.

Kështu ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në natën e së shtunës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është gëzuar lajmit se në Prishtinë s’ka raste të reja me Covid-19.

“0 raste sot në Prishtinë, e 30 në krejt Kosovën. Thank you Prishtinë!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

“One day at a time! Vazhdojmë nesër dhe qëndrojmë në shpi. Vetëm edhe pak”, është shprehur ai.

Komento: