
2 nga 51 rastet e konfirmuara sot me koronavirus në Kosovë, janë nga Prishtina.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas konfirmimit të dy rasteve të reja me koronavirus në mesin e 51 sa u konfirmuan gjithsej sonte.
Ahmeti tha se megjithatë numrat në krejt Kosovës janë ende të menaxhueshëm kur po i afrohemi pikut të virusit.
Kreu i Prishtinës kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që të mbajmë numrat e të infektuarve të ulët.
Njoftimi i plotë:
2 raste të reja në Prishtinë e fatkeqësisht 51 në krejt Kosovë. Megjithatë numrat në krejt Kosovë janë ende të menaxhueshme kur po i afrohemi peak-ut te virusit. Prishtinë vazhdoni të qendroni në shpi se duhet të vazhdojmë ta mbajmë numrin e ulêt
#rriNshpi