Deputetja e VV-së, Thaçit: Nuk do të ketë Qeveri të re

23:27 | 19 Prill 2020

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas paralajmërimit të Thaçit se gjatë javës së ardhshme do të marrë hapat e fundit kushtetues për formimin e Qeverisë së re.

Përmes një postimi në Tëitter, Nagavci ka thënë se plani i Thaçi për Qeveri të re e shkel Kushtetutën.

“Nuk do të ketë Qeveri të re. Plani i Thaçit shkel kushtetutën dhe synon të rivendosë palët që i mundësojnë atij të shtyjë përpara marrëveshjet e tij me Vuçiqin”, ka shkruar Nagavci.

Sot gjatë ditës, presidenti i vendit Hashim Thaçi tha se gjatë javës së ardhshme do të marrë hapat e fundit kushtetues për formimin e Qeverisë së re.

Ai ka theksuar se tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën.

Më tej u shpreh se qeveria e ardhshme duhet të jetë e aftë për të luftuar Covid-19 dhe për ti shërbyer popullit.

“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën”, ka shkruar Thaçi.

Komento: