Pas heqjes së rrethojave te objekti i Qeverisë, vjen reagimi i nënkryetarit të AAK-së

12:38 | 23 Prill 2020

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini bërë një reagim pas heqjes së rrethojave te objekti i Qeverisë.

Në një shkrim në Facebook, Gjini ka shkruar se policia duhet që të sqarojë a është pyetur për heqjen e rrethojave nga objekti.

“Policia e Kosovës duhet të sqarojë se a është pyetur për heqjen e rrethojave të objektit të qeverisë A i ndryshon ky vendim rregullat e angazhimit për sigurimin e objektit? A duhet të angazhohen më shumë polic për sigurim? A ka ndryshim të protokolleve”, ka shkruar ai.

Ai shton se ky është një vendim populist totalisht i panevojshëm.

Komento: