Njofton Isa Mustafa: Avdullah Hoti i nominuari i LDK-së për kryeministër

13:04 | 23 Prill 2020

Avdullah Hoti është i nominuari i LDK-së për kryeministër.

Ka përfunduar mbledhja disa orëshe e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas përfundimit, para mediave është deklaruar lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa tha se si Kryetar I LDK-së s’do ta kisha vullnetin të mos e pranoja këtë që ma jep partia ime, por edhe ndaj duke u nisur nga nevojat që të kujdesem për shëndetin tim dhe këtë po ia them se kam nevojë edhe më tutje për shkak të disa problemeve fizike që i kam, e luta Kryesinë që kësaj radhë të kenë mirëkuptin ndaj meje dhe të gjejnë kandidatin edhe I cili sipas meje e Kryesisë I plotëson të gjitha kriteret.

“Mund të jem I hapur para jush se kemi diskutuar për Avdulalh Hotin, Kujtim Shalën, Lutfi Hazirin dhe ka pas edhe emra të tjerë që I kemi disktu dhe me vullnetin e të gjithëve jemi pajtuar që Avdullah Hoti të propozohet nga LDK për kryeministër.”

Komento: